Pas humbjes nga Liverpooli, pritet të shkarkohet trajneri i Evertonit

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Pas humbjes 5-2 nga Liverpooli në derbi, trajneri i Evertonit Marco Silva pritet të shkarkohet.

Madje në mediat angleze raportohet se vet trajneri u ka thënë lamtumirën lojtarëve të Evertonin në zhveshtore, pas humbjes nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

Evertoni pas 15 ndeshjeve, renditet në vendin e 18-të në Premier Ligë, me vetëm 15 pikë, ndërsa humbja ndaj Liverpool ishte tashmë e nënta e Evertonit këtë sezon.

Trajneri portugez gjatë ditës së sotme mund të humbas vendin e punës, për t’u bërë trajneri i radhës që shkarkohet në Premier Ligë.

Raportohet se trajnerin portugez tek Evertoni pritet ta zëvendësoj Moyes ose Cahil.

Evertonin e presin tri ndeshje tejet të vështira në tri javët e ardhshëm ku do të ndeshet me kundërshtar si, Chelsea, Manchester United dhe Arsenali.

Prandaj kushdo që do të jetë trajneri i ardhshëm i Tottenhamit, javët e ardhshme nuk do të ketë aspak punë të lehtë.

Të ngjashme