Pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos, Allegri kërkon VAR në Champions

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 09:48 | Nga

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson se kartoni i kuq nuk ishte i drejtë për Cristiano Ronaldon.

Më pas Allegri ka thënë se nëse do të ishte sistemi VAR, gjyqtrai nuk do ta jepte këtë karton.

“Djemtë ja dolën mirë sonte, përderisa kishin shumë mundësi shënimi para se të largohet Ronaldon, pastaj ne e merituam që të kalojmë në epërsi”, tha trajneri për Sky Sport Italia pas fitores 2-0.

“Ishte natyrale që kur shkonim drejt fundit të kishte hapësirë për Valencian që të shënonte, por Szczesny nuk e lejoi këtë pasi që mbrojti një penallti në minutat shtesë të takimit”.

“Natyrisht, tensionet u rritën drejt fundit dhe ka pasur mundësi edhe për kartona të tjerë. Nuk është lehtë të luash këtu, Valencia luan futboll agresiv, atmosfera është pasiononte por djemtë ja dolën mirë kundrejt sulmeve të Valencias”.

“Unë mund të them vetëm se VAR do ta kishte ndihmuar gjyqtarin në këtë vendim”.

“Të mbesësh me 10 lojtarë në Ligën e Kampionëve për një incident si ky është zhgënjyese. Ne rrezikuam të humbasim sonte këtu dhe do ta humbasim lojtarin edhe për ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Allegri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme