Pas ndërrimit të pozitës, Hasani nuk po ka të ndalur

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Florent Hasani është bërë vendimtar për Diosgyorin në Hungari. Të shtunën Hasani shënoi golin e fitores kundër Paksit, me rezultatin 2:1, në ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 18-të të elitës së futbollit hungarez. Goli i shënuar të shtunën në minutën e 63-të ishte i katërti për Hasanin në pesë ndeshjet e fundit në “OTP Bank Liga” të Hungarisë.

Katër golat i ka shënuar pas ndërrimit të pozicionit në fushë, nga mesfushori qendror në një pozitë më të avancuar – si sulmues i dytë.

Ish-futbollisti i Shpresave të Kosovës, 21-vjeçari Hasani, shpreson që shpejt të bëjë edhe lëvizjen në një kampionat më të fortë se ai në Hungari. Ai nuk përjashton mundësinë që lëvizja e tij të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme