Pas nënshkrimit të kontratës, Wenger bën një premtim të madh

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 17:48 | Nga

Trajneri francez, Arsene Wenger sot ka nënshkruar kontratë për të qenë trajner i Arsenalit edhe për dy sezonet e ardhshme. Wenger pasi mori besimin e klubit, ai ka kërkuar nga tifozët që të mbështesin lojtarët dhe skuadrën, në mënyrë që të arrijnë nivelin e dëshiruar.

“Mesazhi për tifozët tanë është që të ndihmojmë skuadrën. Le të jemi bashkë në mbështetje të tifozëve, në mbështetje të klubit, në mënyrë që të jemi atje ku duam”, tha Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Ne mund të lëvizim në nivelin tjetër, jam i bindur që nëse kem besimin tuaj dhe në mënyrën si ne luajmë futboll, atëherë mund ta bëjmë”.

“Unë do të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, por ne duhet të besojmë në mënyrën se si luajmë. Ne duam të mbështesim këtë futboll dhe të jemi të gjithë së bashku”.

Wenger këtë edicion është kritikuar shumë nga tifozët, ku pavarësisht se triumfo në FA Cup, ai dështoi ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në 19 vitet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme