Pas një ataku kardiak, vdes ish lojtari i Romës

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Joseph Bouasse Perfection ndërroi jetë sot pas një ataku kardiak.

Mesfushori me origjinë nga Kameruni ishte vetëm 21 vjeçar dhe ishte ish lojtar i Roma Primavera.

Në fakt, ai ishte blerja e fundit e Walter Sabatini përpara se ai të jepte dorëheqjen si drejtor i Giallorossëve.

Ai nuk kishte bërë asnjë debutim në ekipin e parë edhe pse më shumë se një herë ai stërviti me Tottin dhe shokët e tij të skuadrës.

Skadimi i kontratës me Romës e çoi atë në Cluj si lojtar të lirë.Sot ka ardhur lajmi i tmerrshëm i vdekjes së tij.

Ai ishte një talent që premtonte shumë dhe ëndërra e tij ishte futbolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme