Pas përplasjeve me Agim Ademin jep dorëheqje Eroll Salihu

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Duket se konfliktet mes kryetarit të FFK’së Agim Ademi dhe Sekretarit të saj tashmë të larguar, si dhe pas një emaili qe Salihu u kishte dërguar anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv(KE) qoj në largimin e tij nga pozita e sekretarit të FFK’së. Jemi dëshmitarë se kohët e fundit kishte përplasje mes Agim Ademit dhe Eroll Salihut.


Në Qershor 2021 Agim Ademi kishte ftuar Komitetin Ekzekutiv për të shkarkuar Eroll Salihun nga pozita e sekretarit të FFK-së.

Burime të Gazeta Metro brenda FFK’së tregojnë se Eroll Salihu me të kuptuar rendin e ditës për shkarkim të tij, ju ka dërguar një letër në tri faqe Agim Ademit dhe të gjithë anëtarëve të KE ku tregon se Agim Ademi nga 17.01.2020 është duke udhëhequr FFK’në pa mandat, përderisa Salihu ka treguar për keqpërdorimet në FFK që janë bërë nga Agim Ademi dhe Komitetin Ekzekutiv.

Salihu në letër flet për keqpërdorimin e miliona eurove, shitje – kurdisje të lojërave të Kombëtares së Kosovës dhe punësime familjare në FFK.

Burimi ynë brenda FFK’së tregon se pas kësaj letre të Eroll Salihut, Agim Ademi dhe KE tërhiqen nga shkarkimi i Salihut, por ai shantazhohet për të mos e bërë publike letrën e dërguar ne emailat e anëtarëve të KE në FFK.

Për dy muaj ishte arritur një lloj paqe e heshtur mes Agim Ademit dhe Eroll Salihut e cila sot kulmoi me largim të Eroll Salihut nga pozita e sekretarit të FFK’së.

Agim Ademi prej zgjedhjes se tij nga FFK largoi Gramoz Vokrrin, Arianit Ahmetin, Ejup Osmanin, Diturie Hoxhen, Dr. Milazim Gjocin, Dr. Memhet Maxhunin me të cilin kishte edhe konflikt fizik dhe sot u largua nga pozita e sekretarit edhe Eroll Salihut, me këtë po përmbyllet largimi i njerëzve që ishin bashkëpunëtor të legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ndërkohë në federatë janë punësuar njerëz me aktakuza për fajde e zhvatje, vetëm nga një familje 5 anëtarët marrin të hyra nga Federata e Futbollit të Kosovës.



Të ngjashme