Pas “Plisave” edhe “Skifterët” e duan Tovërlanin në Gjilan

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse aktualisht është i lirë, emri i Afrim Tovërlanit është bërë më i përfoluri ditëve të fundit në Ipko Superligën e futbollit kosovar.

Klubi futbollistik i Gjilanit është ndarë me trajnerin Sadat Pajaziti, ndërsa tashmë klubi i “Skifterëve” po punon në gjetjen e trajnerit të ri.

Trajneri i njohur me shumë trofe të fituara, Afrim Tovërlani, është më i preferuari i gjilanasve aktualisht.

Tovërlani është i lirë aktualisht, ndërsa po preferohet edhe nga tifozët gjilanas. Në rrjetin social, “Facebbok”, shumë anëtarë të “Skifterëve” kanë shpreh dëshirë që Tovërlani ta marrë në dorë skuadrën e tyre.

Ditëve të fundit emri i Tovërlanit është lidhur edhe me FC Prishtinën, e cila u eliminua nga Digitalb Kupa e Kosovës dhe e humbi vendin e parë në renditjen e Ipko Superligës pasi humbi nga Flamurtari me rezultat 2:0, ndonëse Mirel Josa e pati në lojë një lojtar më shumë për më shumë se një orë, raporton Gazeta Express.

Tifozët prishtinas, “Plisat”, i bënë thirrje klubit që ta emëroj Tovërlanin në krye të shtabit teknik të GC Prishtinës, me të cilën skuadër “Toki” ka luajtur si futbollist dhe ka fituar shumë trofe si trajner.

Të ngjashme