Pas Serbisë, edhe Bosnja s’lejon simbolet shtetërore të Kosovës

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 10:00 | Nga

Në nivelet e larta vendimmarrëse të sportit botëror po diskutohet për të mos lejuar trajtimin jo të barabartë në sport. Por sportistët e Kosovës po e përjetojnë shpesh trajtimin jo të barabartë që u bëhet në gara që organizohen në disa vende, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi të enjten nga Serbia “erdhën fjalë” që karateistët kosovarë në evropianin në Novi-Sad mund të garojnë vetëm pa simbole shtetërore, të drejtat e sportistëve të Kosovës të premten janë shkelur edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Në kryeqendrën e Bosnjës, Sarajevë, të shtunën (sot) nis kampionati ballkanik për juniorë në not, që përfundon të dielën. Plani ishte që në këtë kampionat të garojnë edhe notarët e Kosovës, përkatësisht përfaqësuesja e Kosovës në not.

Në Sarajevë tashmë janë nëntë notarë kosovarë të grupmoshës së juniorëve. Por organizatori, Federata e Notit e Bosnjë-Hercegovinës, ka vendosur që notarët e Kosovës të garojnë pa simbole shtetërore. Një vendim i tillë nuk është pranuar nga drejtuesit e delegacionit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme