Pas sinjaleve pozitive në Islandë, kombëtarja kërkon fitoren në Elbasan

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka dhënë sinjale pozitive në Reykjavik, por nuk ka shmangur dot humbjen. Kuqezinjtë pësuan të shtunën me rezultatin 1:0 nga Islanda dhe kanë zvogëluar ndjeshëm gjasat për të siguruar kualifikimin në “Euro 2020”.

Me përzgjedhësin e ri Edy Reja janë vlerësuar përmirësime në lojën e Shqipërisë, por edhe dobësitë ishin evidente. Ekipi kombëtar nuk ka krijuar mjaftueshëm për të shënuar fitoren e synuar në Islandë, shkruan sot Koha Ditore.

Pas tri xhirove, Shqipëria është e katërta në grupin H me tri pikë, sa i ka edhe Moldavia në vend të pestë. Turqia me fitoren ndaj Francës ka bërë shkëputjen e madhe dhe udhëheq me nëntë pikë. Nga gjashtë pikë i kanë Franca e Islanda. Kështu gara për vend të dytë me shumë mundësi do të zhvillohet mes Turqisë e Islandës ndonëse kuqezinjtë ende kanë shpresë për t’u përfshirë në të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme