Pas skandalit në ndeshjen me Anglinë, dorëhiqet presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Federatës bullgare të Futbollit, Borislav Mihaylov, ka dhënë dorëheqje nga ky post.Dorëheqja e tij vjen më pak se një ditë pas skandalit në ndeshjen me Anglinë, transmeton Insporti.

Mbrëmë u përballën Bullgaria e Anglia në Sofje, ku futbollistët e Anglisë ishin cak i thirrjeve raciste nga tifozët bullgarë.

Dorëheqjen e numrit një të federatës bullgare e ka kërkuar edhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, dhe ajo tani ka ardhur.

Ndeshja kualifikuese e Euro 2020, të cilën Anglia e fitoi 6:0, u ndërpre dy herë për shkak të sjelljeve raciste, të cilat përfshinë përshëndetje naziste dhe zëra majmunësh.

Federata e Futbollit e Bullgarisë tha se ky vendim erdhi “si pasojë e tensioneve të fundit”, por pa e përmendur fare racizmin në deklaratë. Mihaylov, që ka luajtur në tre Kampionate Botërore me Bullgarinë, është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s që nga viti 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme