Pas skandalit të brazilianit, Reali heq dorë nga Neymari

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Wagner Ribeiro, agjent i Neymarit ishte gjatë ditëve të kaluar në qytetin e Madridit dhe u takua me Florentino Perez.

Ribeiro, i cili ka një marrëdhënie të mirë me shefin e klubit madrilen, ishte i prirur që të arrihet një marrëveshje mes Los Blancos dhe përfaqësueses braziliane.

Por ngjarjet e fundit kanë bërë që spanjollët të heqin dorë nga lojtari, i cili po akuzohet për përdhunim të një vajze në Brazil.

Tashmë raportohet se Reali të gjitha fuqitë i ka drejtuar në transferimin e Edhen Hazardit si dhe Benjamin Mendyt.

Më pas thuhet se ish-kampionët evropian do të mundohen ta transferojnë sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappen.Lexo po ashtu:Pas akuzave për përdhunim, babai i Neymarit: Preferoj një krim në internet se sa një përdhunim

Megjithatë, Madridi është i vetëdijshëm për vështirësinë e transferimit së një lojtari nga ekipi parisien, i kontrolluar nga Emir i Katarit përmes presidentit të tij, Nasser Al-Khelaifi.

Ndryshe, mbretërit pritet që të shesin edhe disa prej lojtarëve duke përfshirë Gareth Balen e Iscon. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme