Pas Tottenhamit, edhe një klub tjetër anglez po e vëzhgon Muriqin

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar po pëlqehet nga klubet angleze, të cilas po e vëzhgojnë atë përmes skautëve të tyre. Klubi i fundit që e ndoqi nga afër në stadium prizrenasin ishte Leicester City

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane, pas paraqitjeve bravuzore me Fenerbahçen.

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i Tottenhamit, i cili po e vëzhgon që nga ndeshja ndërmjet Anglisë me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

E tash, futbollistit prizrenas ia ka vënë syrin edhe klubi tjetër nga Premierliga, Leicester City.

Sipas mediumit turk “Haber Global’s Yagiz Sabuncuoglu”, Leicesteri e ka vëzhguar përfaqësuesin kosovar në derbin e fundjavës që shkoi ndaj Besiktasit.

“Sabuncuoglu” kishte raportuar po ashtu se dy javë më parë se klubi nga Premierliga i kishte dërguar skautët e tij për ta përcjellë nga afër Muriqin në ndeshje me Gençlerbirligin muajin e kaluar.

Krahas Leicesterit, interesim për 25 vjeçarin kanë shfaqur edhe Monaco e Sevilla, të cilat po e vëzhgojnë me kujdes situatën e tij.

Muriqi e realizoi golin e tretë në derbin e Stambollit ndaj Besiktasit, duke e ndihmuar Fenerbahçen në rrugëtimin e saj drejt titullit të kampionit në Superligën turke.

Muriqi i ka realizuar 10 gola me Fenerbahçen këtë sezon, ndërsa ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2023.

Ai po ashtu ka shkëlqyer me Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet e Euro 2020, derisa së fundmi u zgjodh edhe futbollisti më i mirë në Kosovë pr vitin 2019. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme