Pas vdekjes së Vokrrit vjen ideja që stadiumi në Prishtinë të marrë emrin e tij

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 15:12 | Nga

Pas vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka nisur të qarkullojë ideja që stadiumi i Prishtinës të mbajë emrin e tij.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke kujtuar Vokrrin ka thënë se stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij.

“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme