Pas Vedat Muriqit pritet të mungojë edhe Herolind Shala

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Pas lëndimit të Muriqit, Kosova e ka marrë edhe një goditje tjetër para ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, pasi e ka humbur Herolind Shalën shkaku i lëndimit.

Mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbullua nga Kosova të hënën.

Kosovës i duhet fitorja patjetër ndaj çekëve për ta realizuar kualifikimin e ëndërruar në ndeshjen e fundit në Grupit A kualifikues kundë Anglisë, të dielën në Prishtinë.

Shala i bashkohet një liste me disa mungesa të rëndësishme te Kosova, sulmuesit kryesor Vedat Muriqit, i cili e lëndoi nyjën e këmbës në fundjavë në një ndeshje me ekipin e tij Fenerbahçe, si dhe Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut të cilët mungojnë tash e plot muaj.

“E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim”, ka thënë Challandes.

Të ngjashme