Pas zhgënjimit, Pique përjeton një gëzim të madh

ASCENSO DEL FC ANDORRA, EQUIPO DE GERARD PIQUE A TERCERA DIVISION
Prishtinë | 27 Maj 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmja e së shtunës mund të ketë qenë zhgënjyese për Gerard Pique pasi Barcelona humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias, por qendërmbrojtësi katalanas ishte në gjendje të festonte diçka të dielën pasi FC Andorra fitoi promovimin.

Pique së fundmi u bë presidenti i klubit dhe ata siguruan një promovim në Divizionin Tercera, niveli i katërt i futbollit spanjoll, me një fitore 3-0 ndaj UD Viladecans.

Ndërsa Pique nuk ishte i pranishëm, prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij ishin atje për të dëshmuar promovimin.

Gabri Garcia, trajneri, shpjegoi mungesën e qendrës së prapme.

‘’Gjërat nuk shkuan ashtu siç i planifikuam. Ne shpresuam të festonim bashkë me presidentin sot, por ai nuk mund të vinte’’.

‘’Ne shpresojmë që do festojmë së shpejti me të’’, deklaroi Garcia.

Dje ishte një ditë historike për klubin pasi ngjiten në Divizionin Tercera pas një mungese prej 17 vjetësh. 

Të ngjashme