Pasi e ktheu Salernitanan në Serie A, trajneri Castori e krahason veten me Kloppin dhe Guardiolan

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Salernitanas, Fabrizio Castori, e konsideron veten një trajner modern sikurse Jurgen Klopp apo Pep Guardiola, mirëpo nuk i pëlqen kur skuadrat bëjnë shumë pasime.

66-vjeçari e ktheu Salernitanan në Serie A për herë të parë pas 23 vitesh, ndërsa në vitin 2015 kishte arritur sukses të ngjashëm me Carpin duke e kthyer në elitë.

“Jam i kënaqur, më ka pëlqyer Serie A dhe doja të ktheheshim aty. Mendoj se ky ishte vendi i duhur”, ka deklaruar Castori për La Gazzetta dello Sport.

“E konsideroj veten trajner modern, sikurse Jurgen Klopp, Diego Simeone apo Pep Guardiola. E njëjta është edhe me (Massimiliano) Allegrin.

“Futbolli im është efikas. Për mua pasimet horizontale në mbrojtje janë të padobishme… Më zë gjumi kur i shoh skuadrat që bëjnë 100 pasime pa goditur në portë”.

“Kundërshtarët mund ta marrin topin në shtëpi nëse duan, unë i preferoj tri pikët. Nuk më interesojnë trendet. Ajo që më intereson është koha më e shkurtër për të arritur te goli”, ka shtuar trajneri i Salernitanas.

Të ngjashme