Volkan Oezdemir ka arritur të triumfojë në duelin ndaj Ilir Latifit.
Ndeshja e kategorisë së lehtë në MMA i takoi turkut me pasaportë suedeze, pasi në raundin e dytë e nokautoi shqiptarin nga Kosova, Ilir Latifi.
Volkan ishte në formë të jashtëzakonshme pasi dominoi ndaj Latifit nga fillimi deri në nokautim.
Por pas përfundimit të meçit, Volkan ka treguar gjithë respektin e tij për shqiptarin Latifi.