Pasi i vdiq baba nga Covidi, Totti del pozitiv

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

“Sky Sport Italia”, raporton se edhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, së fundmi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid – 19.

Ky raporton thekson se ish-reprezentuesi i Kombëtares së Italisë iu nënshtruar testit pasi kishte vërejtur disa simptoma për disa ditë me radhë.

Testet e bëra kanë konfirmuar se ai është infektuar me coronavirus. Gjithsesi bëhet e ditur se shëndeti i Totti po përmirësohet.

Në muajin tetor, Totit i kishte vdekur babai pasi ishte infektuar me coronavirus në moshën 76 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme