Pasi shënoi golin e parë për Kosovën, Rrudhani: Ndjenjë e papërshkueshme që shënova në stadiumin legjendar

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1.

Donat Rrudhani, i cili shënoi golin e parë me fanellën e “Dardanëve”, pas ndeshjes tha se për të ishte ndjenjë e papërshkrueshme që shënoi në fitoren e Kosovës.

“Ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte e papërshkrueshme që të shënoj në stadiumin legjendar. Uroj çdo futbollist të ketë këtë ndjenjë. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin”, tha ai.

23-vjeçari, i cili te Kosova po luan si mbrojtës i majtë që nuk është pozita natyrale e tij, tha se te Kombëtarja është i gatshëm të luajë në çdo pozitë. Te skuadra zvicerane, Young Boys, ai luan si mesfushor.

“Jam i gatshëm të luajë në çdo pozitë për Kosovën. Në skuadër [Young Boys] luaj më ofensiv, ndërsa te Kosova mbrojtës i majtë. Por, nuk e kam telashe, mund të luaj në çdo pozitë për Kosovën”, deklaroi Rrudhani.

Të ngjashme