Pasi u përjashtuan, Rusia e Bjellorusia do ta mbajnë Paraolimpiadën alternative

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Nga 18 deri më 21 mars, sportistët paralimpikë rusë dhe ata bjellorusë do të përballen në mes vete në qytetin Khanty-Mansiisk në një turne të cilin e kanë quajtur “We Are Together” (Ne jemi së bashku).

Kjo garë do të mbahet në mungesë të pjesëmarrjes në Paraolimpiadën e Pekinit pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi t’i përjashtojë sportistët e të dyja vendeve nga të gjitha garat pas nisjes së sulmeve ushtarake nga Rusia në Ukrainë.

Delegacioni bjellorus, siç njofton mediumi “Tass” do të arrijë sot në Moskë për t’u zhvendosur më pas në qytetin që gjendet rreth 2000 kilometra nga kryeqyteti për të marrë pjesë në gara, shkruan “Gazeta Express’.

Kjo do të jetë një Paraolimpiadë alternative për rusët dhe bjellorusët.

Shkaku i luftës së nisur në Ukrainë, rusët dhe bjellorusët janë përjashtuar nga shumica prej sporteve.

Në disa sporte mund të garojnë, por pa simbole shtetërore, si sportistë neutralë.

Të ngjashme