Pastore nuk i frikësohet Realit

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 16:25 | Nga

Mesfushori i PSG-së, Javier Pastore, nuk sheh arsye pse klubi francez të mos kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shorti i fazës së eleminimit direkt ka nxjerrë përballë PSG-në dhe Real Madridin, dy prej klubeve më të fuqishme në botën e futbollit.

Dhe, përkundër duelit titanik, Pastore nuk ka frikë nga Real Madridi.

“Ne duam ta fitojmë këtë garë”.“Real Madridi është klub i vështirë për t’u mposhtur, por ne kemi ekip të mirë po ashtu”, deklaroi Pastore.

PSG ndeshjen e parë e zhvillon në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit.

Aktualisht PSG udhëheqë në kampionatin francez me diferencë dyshifrore të pikëve ndaj përcjellësve të parë të Monacos.

Të ngjashme