Patriot Behrami fitues i Kupës së Turneut të Boksit “Adem Jashari”

Mitrovicë | 25 Nën 2018 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Në Mitrovicë është mbajtur finalja e edicionit të XX-të me radhë i boksit, Turneut Ndërkombëtar kushtuar Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Të pranishëm në këtë finale ishin kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, vëllau i komandantit Adem Jasharit, Rifat Jashari, boksieri legjendar, Luan Krasniqi dhe shumë sportisë e dashamirë të sportit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndau çmimin për Ardit Delijaj, boksieri më i mirë vendor, në kategorinë 81 kg i cili mposhti Arsim Etemin nga Maqedonia.

Ndërsa kryetarët, ai i Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri dhe i Skenderajt, Bekim Jashari, ndan çmimet për çiftin më luftarak, fituesit e të cilit ishin boksierët Jasim Lama nga Maqedonia dhe Marcel Janicki nga Polonia, të dytë në kategorinë 60 kg.

Boksieri legjendar, Luan Krasniqi, ndau çmimin për teknikun më të mirë, të cilin e fitoi Ivan Atanasov nga Bullgaria që e mposhti Flamur Sejfijaj në kategorinë 64 kg. Alban Beqirit nga Shqipëria iu nda çmimi si boksieri më Fair- play i këtij viti.

Kurse çmimin kryesor për boksierin më të mirë të këtij Turneu Ndërkombëtar kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, e ndau Rifat Jashari për boksierin e Kosovës, Patriot Behramin, në kategorinë 69 kg.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është ndarë i kënaqur me nivelin e boksit që është treguar në këtë edicion të turneut “Adem Jashari”.

Ai tha se gjatë dy ditëve sa u mbajt turneu, kishte një boks mjaft cilësorë, dhe sipas tij ishte një boks i nivelit evropian i cili i përmbushi pritshmërinë.

“Ky turne ndërkombëtar ishte një edicion me një boks cilësor dhe mjaft të mirë, besoj që edhe shikuesit e pranishëm në palestër ishin të kënaqur me boksin që e panë, po ashtu edhe me fituesit e këtij edicioni”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme