Patrioti në mesin e 8 boksierëve më të mirë në Minsk

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Boksieri ynë triumfoi në kategorinë -69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.

Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Të ngjashme