PDK e LDK përplasen edhe në futboll

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 20:52 | Nga

Prishja koalicionit qeverisës PDK – LDK ka prekur edhe sportin më të popullarizuar në Kosovë – futbollin.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t’i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur “STOP”in” atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit, shkruan Zeri.

Në videon që i është dërguar nga vetë llapjanët “Zërit”, shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme