Pedro: “Do të më pëlqente të luaja me Zidanen”

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Zizu është futbollisti me të cilin Pedro do të kishte dëshiruar të luajë futboll

Ish sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, ka treguar se gjithmonë e ka pëlqyer stilin e lojës të Zinedine Zidane.

Ai tha se nëse do të zgjidhte një futbollist nga e kaluara për të ndarë fushën me të, do të ishte pikërisht trajneri i Real Madridit.

“Do të më pëlqente të luaja me Zidane, një lojtar shumë elegant me shumë vizion në mesfushë. Më pëlqente shumë. Sa herë që ai prekte topin, diçka e mirë mund të ndodhte”, tha Pedro.

Pedro pranoi se mbyllja për shkak të pandemisë koronavirus është duke qenë e vështirë dhe shpresoj se sezoni mund të riniset kur situata ka një zgjidhje: “Ne kemi qenë të mbyllur për një muaj. Unë stërvitem shumë në shtëpi, por të mos humbasësh formën do të jetë e vështirë”

Të ngjashme