Pedro: Do të jetë e vështirë ta ndalim Messin

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:35 | Nga

Pedro thotë se Messi do të jetë rreziku kryesor të martën mbrëma në “Stamford Bridge” për Chelsean.
Chelsea dhe Barcelona do të takohen në 1/16 të Champions League. Pedro Rodriguez, që për tetë sezone e ka veshur fanellën e klubit spanjoll, ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të jenë të vëmendshëm pasi do ta kenë shumë të vështirë kundër pesë herë më të mirit të botës, Lionel Messit.

“Messi? Çfarë mund të them për të që nuk e ka thënë më parë, ai është i njëjti si gjithmonë. Ai është më i miri në botë dhe gjithmonë e bën diferencën. Do të jetë shumë e vështirë që të ndalet Messi”, ka thënë Pedro.

Chelsea dhe Barcelona përballen në “Stamford Bridge” të martën nga ora 20:45.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme