Peja bëhet me Qendër Nacionale të xhudos, sot bëhet përurimi i saj

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Më në fund, qyteti i Pejës po bëhet me Qendër Nacionale të xhudos.

Në fakt, sot do të bëhet përurimi i kësaj Qendre, e cila është ndërtuar në lagjen Tabjet, shkruan Gazeta Express.

Në përurim, i cili do të fillojë prej orës 11:00 do të marrin pjesë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Gjithashtu, prezent do të jenë edhe shumë personalitete e mysafirë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Xhudistët kosovarë kanë ushtruar në kushte të vështira deri tash, por sukseset nuk ju kanë munguar assesi.

Madje, xhudistet e trajnerit Driton Kuka i kanë fituar tri medalje të arta olimpike, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

E tash e tutje, xhudistët do të kenë kushte shumë më të mira për të ushtruar dhe për t’u zhvilluar.

Po ashtu, në këtë Qendër Nacionale do të mund të vijnë të ushtrojnë edhe xhudistët nga vendet e ndryshme të botës. 

Të ngjashme