Peja mbetet në Superligë, Penza e Bashkimi në finale te femrat

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 09:11 | Nga

Peja ka fituar ndeshjen ndaj Kerasan Prishtinës për të siguruar ekzistencën në IP Superligën e Kosovës në basketboll, pa pasur nevojë të paraqitet në plejaut.

Peja fitoi të dielën mbrëma në Prishtinë, me shifrat 89:77. Me këtë ndeshje është mbyllur stinori i rregullt në kampionatin e Kosovës në basketboll për meshkuj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Peja ka pasur edicionin më të vështirë që nga themelimi dhe për herë të parë pas shumë kohësh nuk do të garojë në plejof. Madje për kohë të gjatë vlerësohej skuadra më e rrezikuar për t’u larguar nga Superliga. Por pejanët disi mblodhën forcat dhe e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë që siguron mbijetesën.

Borea renditet e parafundit (7) dhe do të luajë në plejaut për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm. Do të përballet me skuadrën nënkampione të Ligës së Parë. Ndërkohë Kerasan Prishtina si e fundit largohet nga Superliga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme