Peja një hap afër titullit

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 01:27 | Nga

Peja ka shënuar fitore të pastër prej 3:0 në finalen e parë të Play-OFF-it, duke mposhtur në kryeqytet skuadrën që pati paraqitjet më të mira gjatë sezonit të rregullt, Prishtina Volley.

Pejanët festuan 3:0 në sete, duke treguar lojë të mirë, për t’u afruar afër titullit.

Peja pavarësisht se zuri hapin për Play-OFF tek në xhiron e fundit, edhe përkundër humbjes në finale të Kupës, ka arritur të konsolidohet për ta gjetur motivin drejt triumfit për titull.

Në setin e parë verdhezinjtë patën rezistencën më të madhe nga gjithë periudhat, duke arritur të fitojnë pas një seti të barabartë, 25:23.

Në setin e dytë dhe të tretë, gjërat u lehtësuan për Pejën.

Në periudhën e dytë Peja fiton me pesë pikë dallim, 25:20, kurse në të tretën dukej se Prishtina Volley u dorëzua dhe nuk arriti më shumë se 17 pikë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në mesjavë në Pejë dhe në rast fitoreje, Peja do të festonte titullin e ri.

———

Prishtina Volley – Peja 0:3
(23:25,20:25,17:25)

Të ngjashme