Pekerman akuzon lojtarët e Anglisë për simulim

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 10:49 | Nga

Trajneri i Kolumbisë, Jose Pekerman, e ka akuzuar Anglinë se i simulonte ndërhyrjet e palejueshme.

Këto komente të argjentinasit vijnë pas disfatës së kolumbianëve në të 1/8 e finales së Kupës së Botës, pas ekzekutimit të penaltive.

“Mendoj që njerëzit në Angli ose të tjerët nuk duhet të mendojnë për lojtarët e Kolumbisë kështu. Është lojë shumë garuese”, ka thënë Pekerman.

“Anglia ka armë të forta në ajër. Lojtarët rrëzohen në zonë. Ata përplasen dhe rrëzohen. Është e dhimbshme. Duhet të provosh dhe të jesh në këpucët e lojtarëve. Ata janë pre e situatave që nuk duhet të jenë prezente në futboll”.

“Një lojtar e simulon faulin, ata tentojnë të shkojnë te referi që ta ndëshkojë edhe një lojtar tjetër. Ka shumë huti me këtë mënyrë të të luajturit. Të gjitha ato situata janë situata përcaktuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme