Pekin 2022: Kiana Kryeziu shkruan historinë, Tahiri arrin kohën më të mirë personale në lojërat dimërore

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërorë Pekin 2022 të hënën herët në mëngjes, duke u bërë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në lojëra dimërore.

Ndërkohë, Albin Tahiri, e ka arritur kohën më të mirë personale në garën e tij të zhvilluar sot po ashtu, raporton Gazeta Express.

Kryeziu dhe Tahiri janë dy atletët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në Pekin 2022, të dy në garat me ski.

Të ngjashme