Pele: Brazili nuk ka ekip për titullin e Kupës së Botës

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:23 | Nga

Brazili është ndër favoritët për trofeun e çmueshëm të Kupës së Botës.

Brazili nuk e ka fituar botërorin që nga viti 2002 dhe u poshtërua para shikuesve të vetë katër vjet më parë kur u pësuan humbje 7-1 nga Gjermania.

Edhe pse Pele, i cili e ndihmoi kombin të fitojë tre herë titullin e më të mirit të botës, e di se Brazili ka shumë talent individual, por është i shqetësuar për lojën kolektive.

“Unë kam besim maksimal në aftësinë e Tites”, tha Pele duke shtuar se “Shqetësimi im i vetëm është se kanë mbetur vetëm disa ditë derisa të fillojë Kampionati Botëror dhe ne ende nuk e kemi ekipin e duhur”.

“Individualisht të gjithë lojtarët janë shumë të mirë. Por ne nuk jemi një ekip. Neymar, për mua, është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Është më i pjekur dhe se ka më shumë përvojë, por nuk do të mund fitojë i vetëm Kupën e Botës”.

“Ekipi më i fortë brazilian ishte i vitit 1970, me Tostaon, Rivellinon, Gersonin dhe Pelen. Të gjithë veshnin fanellat me numër 10 te klubet e tyre”.

Theksojmë se pesë herë fituesi i botërorit fushatën e fillon kundër Zvicrës më 17 qershor ndërsa në ditët në vijim do të përballet me Kosta Rikën dhe Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme