Pele në depresion dhe i turpëruar për gjendjen shëndetësore, saqë nuk del nga shtëpia

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Legjenda braziliane, Pele, është në depresion dhe ndihet i turpëruar, saqë nuk largohet nga shtëpia për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore – ka bërë të ditur djali i tij, Edinho.

Ish-futbollisti i mirënjohur në muajin tetor do t’i mbushë 80 vjet dhe ka nevojë për pajisje ndihmëse që të ecë për shkak të problemit disavjeçar në ije.

Në shumicën e paraqitjeve të fundit publike, ai ka qenë në karrocë, ndërsa tash po turpërohet për gjendjen e tij.

“Ai është shumë i brishtë. Ka bërë zëvendësim të nyjës dhe nuk e ka pasur rehabilitimit adekuat ose të duhur. Prandaj ka problem me lëvizjen dhe kjo e ka dërguar në një formë depresioni.

“Imagjinoni, ai është mbreti, ka qenë gjithmonë figurë më ndikim dhe sot nuk mund të ecë si duhet. Vetëm me ndihmë. Është shumë i ndjeshëm, shumë i turpëruar për këtë gjë”.

“Është përmirësuar paksa në krahasim me herët e kaluara kur ishte në karrocë, por akoma e ka shumë të vështirë të ecë. Ndihet i turpëruar, nuk dëshiron të dalë jashtë, ta shohin ose të bëjë diçka që lidhet me largimin nga shtëpia. Është bërë vetmitar”, ka deklaruar Edinho për Globoesporte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme