Pellegrini emërohet trajner i West Hamit

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:22 | Nga

West Ham United ka njoftuar zyrtarisht se Manuel Pellegrini është trajneri i ri i kësaj skuadre.

64-vjeçari kalon në Londër, pas një sezoni zhgënjyes të “Çekanëve” që mbyllën kampionatin në pozitën e 13-të.

Pellegrini, që ka nënshkruar kontratë trevjeçare, zëvendëson David Moyesin.

Ai kthehet në Angli dy vjet pasi u largua nga Manchester City, me të cilin fitoi titullin e kampionit dhe dy trofe të Kupës së Ligës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme