Pepe sërish kritikon tifozët e Realit

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 19:14 | Nga

Qendërmbrojtësi i Beshiktashit, Pepe ka kritikuar sërish tifozët e ish-skuadrës së tij, Real Madrid
Pepe insiston se ka dallim të madh në mes të tifozëve të Beshiktashit dhe Real Madridit, pasi këta të fundit nuk shfaqin entuziazëm.

Portugezi gjatë kësaj vere u largua pas 10 viteve në Real Madrid, por nuk ngurron të kritikojë tifozët që e mbrojtën aq shumë, kur të gjithë e kritikonin.

“Ndoshta tifozët e Realit do të mërziten me mua për atë që do të them, por tifozët atje nuk shfaqnin entuziazëm. Të gjithë thonë po, por unë nuk e besoj atë, realiteti nuk është ashtu”, tha Pepe për mediat turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme