Për 5 ditë videoja lamtumirës e Realit për Ronaldon arrin 45 milionë klikime

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 11:51 | Nga
Për vetëm pesë ditë prejse është publikuar videoja, e gjatë gjashtë minuta e 36 sekonda, e titulluar “Faleminderit Cristiano” ajo është shikuar 26 milionë herë në Facebook e afër 14 milionë herë në Youtube dhe rreth pesë milionë herë në Twitter.

11:26, 15 Korrik 2018

Kalimi i lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, nga Real Madrid tek Juventus ishte shoku i kësaj vere dhe jo vetëm.

Askush nuk e kishte pritur që binomi i suksesit Real-Ronaldo do i ndanin udhët kaq papritur.

Por egot e mëdha të Ronaldos e Florentino Perez ishin shkak i mjaftueshëm për t’i thënë fund partneriteti fitues.

Ronaldo kaloi në Juventus pasi u bë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Realit për vetëm nëntë vjet sa luajti aty.

Reali është themeluar në vitin e largët 1902 dhe fanellën e këtij klubi e kanë djersitur qindra-mijëra lojtarë, por Ronaldos ju deshën veç nëntë sezone për të qenë më i miri i qindra-mijërave.

Por, pavarësisht se si ndodhi ndarja, tifozët e Realit ia njohin statusin e legjendarit Ronaldos.

Kjo dëshmohet edhe me një video lamtumirës që klubi e ka bërë për yllin portugez, njofton Klan Kosova.

Për vetëm pesë ditë prejse është publikuar videoja, e gjatë gjashtë minuta e 36 sekonda, e titulluar “Faleminderit Cristiano” ajo është shikuar 26 milionë herë në Facebook e afër 14 milionë herë në Youtube dhe rreth pesë milionë herë në Twitter, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme