Për Challandesin, Kosova tashmë ka arritur triumfin

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Javën e ardhshme Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Më 14 nëntor, në Plzen do të përballet me Çekinë, kurse tri ditë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e pret Përfaqësuesen e Anglisë. Me këto ndeshje përfundon cikli eliminator për evropianin e vitit të ardhshëm, por mund të nisë një cikël tjetër.

Bernard Challandes, në një intervistë për gazetën të mërkurën, ka folur për rëndësinë e këtyre ndeshjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova aktualisht është e treta në Grupin A me 11 pikë, një më pak se Çekia që zë vendin e dytë dhe tri më pak se Anglia që është lidere.

Me fitore ndaj Çekisë dhe barazim ndaj Anglisë, Kosova do të siguronte pjesëmarrjen në Evropian, në tentimin e parë të saj.

Por Challandes insiston se në ekipin e tij nuk ka presion për rezultate pasi, sipas tij, Kosova edhe me këto rezultate të deritashme ka arritur njëlloj triumfi, diçka që nuk ishte pritur pak muaj më herët.

Sipas tij, Kosovën tashmë e njohin të gjithë si ekip që ka lënë shenjën e vet në këto eliminatore, falë paraqitjeve të mira. Challandes beson se edhe në dy ndeshjet e fundit Kosova të dëshmojë veten sikurse që ka bërë deri më tash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme