Për herë të parë, Kosova e organizon turneun evropian të tenisit

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Federata e Tenisit e Kosovës për herë të parë ka fituar të drejtën për të organizuar turneun e Federatës Evropiane të Tenisit në Kosovë, i cili mbahet për kategorinë e tretë të grupmoshës U-16.

Turneu do të mbahet prej 2-8 shtator në Brestovik të Pejës.

Federata Evropiane e Tenisit përmes faqes zyrtare në Twitter, ka konfirmuar mbajtjen e këtij turneu në vendin tonë.

“Do të donim të mirëprisnim ngjarjen e parë ndërkombëtare të Federatës Evropiane të Tenisit në Kosovë për kategorinë juniore”, thuhet në njoftimin e FTE-së.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon Federatën e Tenisit të Kosovës për besimin që i është dhënë në organizimin e këtij turneu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme