Për herë të parë pas 17 vitesh, Messi jashtë garës për Topin e Artë

Prishtinë | 13 Gus 2022 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti me më së shumti çmime të Topit të Artë, Lionel Messi është lënë jashtë kësaj gare për herë të parë që nga viti 2005.

Revista prestigjioze franceze e cila e bënë ndarjen e këtij çmimi, “France Football” ka publikuar listën me 30 kandidatët kryesorë për Topin e Artë, ndërsa aty nuk është përfshirë ylli argjentinas.

Ndryshe nga Messi, rivali i tij Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet në garë, mirëpo nuk llogaritet si njëri prej pretendentëve për ta fituar.

Favoriti kryesor është Karim Benzema, lideri i Real Madridit.

Fituesi do të shpallet më 17 tetor në një ceremoni në Paris.

Kandidatët për ta fituar Topin e Artë janë: Thibaut Courtois, Mohamed Salah, Rafael Leao, Christopher Nkunku, Joshua Kimmich, Trent Alexander Arnold, Vinicius Junior, Bernardo Silva, Luis Diaz, Robert Lewandowski, Riyad Mahrez, Casemiro, Heung Min Son, Fabinho, Karim Benzema, Mike Magnan, Harry Kane, Darwin Nunes, Phil Foden, Sadio Mane, Sebastian Ale, Luka Modric, Antonio Riediger, Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Dušan Vlahović, Virgil van Dijk, Joao Cancelo, Erling Haaland, Kylian Mbappe.

Të ngjashme