Për Pogbën “Rusia 2018” mund të jetë Botërori i fundit

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 13:07 | Nga

Ylli francez, Paul Pogba, ka thënë se “Rusia 2018” mund të jetë Botërori i fundit për të, por ai shpreson të jetë në gjendje të mirë fizike të luaj edhe në botërorë tjerë.

“Ky mund të jetë botërori im i fundit”, ka thënë Pogba 25-vjeçar në konferencë për media para ndeshjes të së martës që Franca e luan me Danimarkën, transmeton “Koha Ditore”. Franca ka siguruar kalimin në fazën nokaut, por e siguron vendin e parë nëse nuk pëson humbje.

“Unë jam realist, nuk e di nëse do të ftohem, ndoshta lojtarët e tjerë do të jenë më të mirë se unë. Shpresoj të luaj në më tepër botërorë. Kam pasur mundësinë të luaj në dy, e disa vetëm mund të ëndërrojnë të luajnë në një”, ka thënë ylli i Manchester Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme