Për rinovimin e stadiumit duhen kohë dhe 4 mln euro shtesë

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 10:25 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll edhe dy ndeshjet e fundit si vendase për kualifikimet në kampionatin botëror “Rusia 2018”, ato kundër Finlandës më 5 shtator dhe Ukrainës më 6 tetor do t’i luajë në Shkodër.

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, nuk do të jetë gati për muajin gusht, kur edhe është afati i fundit për kryerje të rinovimit, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kjo nuk është më e keqja. Për rinovimin e stadiumit, duhen edhe katër milionë euro shtesë. E kur t’i shtohet edhe kostoja e kontratës fillestare, atëherë totali shkon në gati tetë milionë euro.

E për ndarjen e rreth 4 milionë eurove të tjera duhet fillimisht që vendi të bëhet me qeveri. Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, mirëpo rezultatet ende nuk janë certifikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme