Për sulmin ndaj Sokolit ka reagime, por jo edhe të arrestuar e të dyshuar

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Ende asnjë person nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj trajnerit të Llapit, Bylbyl Sokoli.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për sulm ndaj trajnerit Sokoli, i cili u sulmua fizikisht të shtunën mbrëma nga tre persona në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, pak çaste pas ndeshjes së Superligës së Kosovës, Prishtina – Llapi (2:1), shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta, të dielën, një ditë pas sulmit ndaj Sokolit, ka kontaktuar dy zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Agron Borovci dhe Flora Ahmeti. Por ata i kanë thënë gazetës se nuk ka ndonjë raportim që të jetë arrestuar apo të jetë i dyshuar ndonjë person për sulm ndaj Sokolit, që është edhe profesor universitar. Të dy zëdhënësit kanë thënë se raporti i vetëm është ai i lëshuar të shtunën, ku njoftohet për sulmin fizik ndaj Sokolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme