Për Zvicrën nuk starton asnjë shqiptar

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Zvicra sonte luan një ndeshje miqësore kundër kundërshtarit të Kosovës në grup, Greqisë.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren kundër Greqisë që zhvillohet sot (e mërkurë).

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Zvicra do ta zhvillojë pa trajnerin e saj Petkovic, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës helvete pas përfundimit të Euro 2020.

Trajneri i ri me origjinë turke ka vendosur që në këtë miqësore mos të startojë me shqiptarë, madje ai në bankë ka lënë edhe Andi Zeqirin.

Të ngjashme