Përballja e Zvicrës me Brazilin – Taulant Xhaka këshillon vëllaun Granitin para ndeshjes

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 15:07 | Nga

Kosovarët Graniti dhe Taulanti janë dyshja e familjes Xhaka, vëllëzërit më të fashmshëm të futbollit europian derisa gjithmonë zënë vëmendjen e mediave të gjithë botës.

Por, derisa Zvicra gjendet në prag të duelit të madh ndaj Brazilit për kupën e Botës, në një video për zviceranen 20min, reprezantuesi i Shqipërisë Taulant Xhaka ka uruar për të mirë vëllain e tij Granitin bashkë me ekipën zviceran:

”Tung Granit!”

”Shpresoj se do të mbijetoni pjesën e parë 0-0 dhe në të dytën nuk i dihet kurrë çka mund të ndodhë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Taulant Gjaka para dy vjetësh në këtë periudhë ishte përballur me Granit Xhakën në Kampionatin Europian, e cila konsiderohej përballja më e ëmbël e dy vëllezërve.

Zvicra sonte do të përballet me Brazilin në ora 20:00 në Rostov.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme