Përballja me Napolin, Pioli: Është ndeshje për kampionatin, tifozët tanë do të na japin një shtysë

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Para ndalesës për kombëtaret, Serie A na rezervon një supersfidë, i cila mund të përcaktojë kryesuesin e kampionatit.

Të dy skuadrat së bashku me Atalantë qëndrojnë në krye të kampionatit me nga 14 pikë.

Tekniku i “kuqezinjve” Pioli ka folur para kësaj ndeshjeje të rëndësishme, të cilën e ka përcaktuar si ndeshjen e kampionatit.

Të dyja skuadrat do të duhet të bëjnë pa disa lojtarë të rëndësishëm.

“Mund të themi se tashmë është një nga sfidat e Scudetto-s”, tha Piol gjatë konferencës.

“Dy skuadra shumë të ngjashme dhe në të njëjtat kushte, kështu që do të jetë interesante. Tifozët tanë do të na japin një shtysë shtesë,” shtoi me pas tekniku.

Të ngjashme