Përballja Z Mobile – Pallacanestro Varese, ndeshje e fortë me pritshmëri për fitore të prishtinasve

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 13:09 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Z Mobile Prishtina dhe ekipit italian Pallacanestro Varese, raporton Ekonomia Online.

Kjo përballje po vlerësohen e një rëndësie të madhe për ekipin prishtinas.

Në një konferencë për medie, basketbollisti i Z Mobile Prishtina, Edmond Azemi,  shprehu bindjen për fitore të vendësve.

“E di që kemi një ekip përballë shumë të organizuar jemi përgatitë për këtë lojë. E dini edhe rëndësinë e kësaj loje është shumë rëndësi me fituar këtë lojë pastaj me 13 të udhëtojmë prapë për fitore. Salla ka me qenë e stërmbushur shpresoj për përkrahje të tifozëve”, tha Azemi.

Edhe për basketbollistin, Dardan Berisha, të mërkurën në mbrëmje i pret një sfidë e madhe, pasi që si kundërshtarë kanë një ekip të fortë.

“Po na pret një super ekip e mira që ka ardhë në Prishtinë një ekip me nam jemi super të motivuar e dimë rëndësinë e lojës. E kemi fituarr kupën atmosfera është shumë më e mirë pas kësaj fitore”, tha Berisha.

Ndërsa, trajneri i Z Mobile Prishtina, Damir Mulaomerovic, tha se kjo ndeshje është e rëndësie të madhe. Ai bëri të ditur se janë përgatitur maksimalisht për përballjen e sotme.

“Ne kemi një lojë të rëndësishme jemi përgatitur  shumë mirë unë jam shumë i sigurt që salla do të jetë e mbushur plotë. Ju bëjë thirrje të gjithëve të vinë sepse sonte është një lojë shumë e rëndësishme. Djemtë janë gati të gjithë jeni gati për një natë basketbolli”, tha Mulaomerovic.

Ndeshja ndërmjet Z Mobile Prishtina dhe Pallacanestro Varese zhvillohet sonte nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Të ngjashme