Perez e transferon djalin e Reyes te Reali dhe premton përkujdesje

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e hershme e Jose Antonio Reyes ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm.

Shpejtësia e madhe ishte shkaktarja e këtij aksidenti të tmershëm. Ish-sulmuesi i Sevillas, Arsenalit, Real Madridit dhe Atletico Madrid u përplas me një shtyllë, para se të përfundojë në një kanal anash dhe rrugës, ku makina u shkatërrua nga flakët.Për pasojë humbi jetën edhe nipi i tij, 23-vjeçar, ndërsa një familjar tjetër është në gjendje të rëndë dhe ka pak gjasa shpëtimi, transmeton lajmi.net.

Jose Antonio Reyes Lopez, djali i tashmë të ndjerit, ka marrë një lajm të mrekullueshëm nga presidenti aktual i Realit, Florentino Perez.Ky i fundit ka vendosur ta tansferojë djalin e Reyes në akademinë e Los Blancos dhe i ka premtuar përkujdesje deri në moshën 18-vjeçare, pasi babai i tij ishte pjesë e klubit për një kohë të caktuar.Aktualisht, djali i ish-fantazistit të njohur spanjoll ka vetëm 11 vjet.

Të ngjashme