Perez konfirmon: Ramos ka marrë një super ofertë nga Kina

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

“Sergio Ramos mund të shkojë në Kinë”, ishte raportuar prej mediave spanjolle duke befasuar shumë fansa të Real Madridit.

Kapiteni i madrilene me të vërtetë ka marrë një ofertë nga Kina, konfirmoi presidenti Florentino Perez.

“Sergio erdhi tek unë dhe më tha se ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Kina, por ai gjithashtu më tha se nuk mund të paguajnë kompensimin për mua shkaku i një rregulle apo diçka të tillë”, tha i pari i Los Blancos.

“Unë nuk kam mundësi për ta liruar, e dua Sergion si djalë dhe i thashë se largimi pa kompensim do të ishte një shembull i keq për të gjithë lojtarët e tjerë”, tha ai.

Perez ka përgënjeshtruar mediat spanjolle, të cilët pretendojnë se mbrojtësi është i pakënaqur me Madridin.

“Ju shkruani se nuk e ka rrogën më të madhe në klub dhe kjo ka bërë që të zemërohen. Është e vërtetë se kapiteni Ramos ka pagën më të lartë në Real dhe se ne të gjithë e duam atë”, shtoi ai.

Ndryshe, marrëveshja e lojtarit me klubin duhet të përfundojë në vitin 2021 dhe ekziston një klauzolë e largimit prej 200 milionë eurosh. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme