Perez shpenzon 200 milionë euro gjatë janarit për tre futbollistë

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 08:59 | Nga

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk është aspak i lumtur me humbjen 0:3 nga Barcelona në Santiago Bernabeu

Humbje 0:3 nga Barcelona ka shtyrë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez që të mënojë për transferime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Diario Gol, ai po mendon transferimin e tre lojtarëve, që do t’i kushtonin hiç më pak se 200 milionë euro.

Transferimi i parë do të jetë portieri i Athletic Bilbaos, spanjolli Kepa për 25 milionë euro.

Dëshira e dytë e spanjollit është sulmuesi fantastik i Interit, Mauro Icardi, që do t’i kushtonte atij më shumë se sa 100 milionë euro.

Ndërsa zgjedhja e tretë është mbrojtësi i MIlanit, Leonardo Bonucci, që kushton rreth 50 milionë euro.

Me këto transferime Perez beson se skuadra do të ishte mjaftueshme e fortë për të mbyllur një sezon në mënyrë të suksesshme

Të ngjashme