Perez: Superliga Evropiane s’ka vdekur, çështja është në gjykatë

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në një intervistë ka folur për idenë e formimit të Superligës.

Ai tha se ideja është ende gjallë dhe se çështja po trajtohet në Gjykatën e Luksemburgut.

“Do të ketë një seancë dëgjimore së shpejti dhe do të vendosë për çështjet që i kemi ngritur. Besojmë se kemi të drejtë brenda Komunitetit Evropian të organizojmë gara mes nesh me UEFA-n”, është shprehur Perez, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se krijimi i Superligës Evropiane ishte dakorduar nga 12 klubet më të mëdha evropiane, Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Atletico Madrid, Juventus, Milan dhe Inter.

Por, kjo superligë u pezullua pasi nga dakordimi u tërhoqen gjashtë klubet angleze pas presionit të FIFA-s, UEFA-s dhe tifozëve.

Të ngjashme